
Bylisi ka humbur shumë terren në dy ndeshjet e fundit, pasi aktualisht e shikojnë vetën të rneditur në vendin e 9-të me 23 pikë. Në sfidën ndaj Partizanit ballshiotët vuajtën mungesën e lojtarëve titullarë, që e cila u vërejt edhe në fushën e lojës.
Naxhi Shensoi ka 1001 halle, pasi akoma nuk e ka të qartë nëse lojtarët do të jenë rikuperuar në kohë për duelin me Laçin që do të luhet në transfertë.
Adili me gjendje gripale, Zguro ka probleme me kaviljen. Gjithashtu edhe Lora, Maçolli dhe Souza ishin me probleme fizike dhe munguan ndaj demave. Përveç Souzas dhe Trumçit që do të jenë gati ndaj kurbinasve, gjendja e lojtarëve të tjerë nuk dihet akoma dhe problemet janë të mëdha për teknikun e ballshiotëve.
Pëveç mungesave, në Ballsh kanë nisur edhe “kalkulimet” për të dalë nga zona e ftohtë. Pas ndehsjes me Laçin dy sfidat e radhës për Bylisin janë ndaj Egnatias dhe Erzenit në “Adush Muça”. Në të 3-ja takimet kërkohet fitorja, për të shpresuar më pas edhe në laergimi nga zona e ftohtë e klasifikimit.