Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Natë e çmendur në Vlorë, FLAMURTARI "vret" krizën dhe "fik" SKËNDERBEUN (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Natë e çmendur në Vlorë, FLAMURTARI "vret"

Flamurtari-Skënderbeu 2-0 ( Ribaj 63', Musta 93')

Flamurtari: Kolici, Kotobelli, Veliu, Pollozhani, Liçaj, Rrapaj, Torrasa, Musta, Cale, Batha, Ribaj

Skënderbeu: Dajsinani, Abazi, Pëllumbi, Sambou, Vangjeli, Taipi, Dita, Sibo, Pervan, Muzaka, Krasniqi

Flamutari arrin të marri një fitore të rëndësishme në javën e 22-të të Superligës. Një fitore pas 2 vitesh e gjysëm për vlonjatët ndaj Skënderbeut. Pas fitores ndaj Laçit, korçarët rikthehen te humbja sërish. Me këtë fitore Flamurtari shkon në kuotën e 33 pikëve duke barazuar Skënderbeun në renditje.

Komenti minut pas minute

90+3 Musta shënon golin e dytë për Flamurtarin. Brenda zonës, mëngjari godet duke tundur rrjetën për herë të dytë.

83' Krasniqi dërgon topin drejt portës, por Otto Xhon e shtyn drejt rrjetës. Sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje duke anulluar një gol të sigurt pasi topi po shkonte drejt rrjetës.

73' Pervan ka një mundësi të ''artë'' për gol. Një krosim nga Abazi nuk përfiton Pervan pasi Kotobelli i heq mundësinë e shënimit.

63' Ribaj kalon në avantazh Flamurtarin. Pas një krosimi në zonë sulmuesi fierak gjuan me kokë duke dërguar topin në rrjetë

59' Tension në Vlorë. Tifozët godasin me shishe drejt lojtarëve korçar

46' Fillon pjesa e dytë, del Muzaka, hynë Gripsi

45+1 Mbyllet pjesa e parë në Vlorë me pak raste për shënim.

42' Karton i verdhë për Liçaj

35' Flamurtari pretendon për një penallti në zonë pas një prekje me dorë të Pëllumbit. Për arbitrin është çdo gjë e rregullt

9' Ribaj kishte mundësin për të ndëshkuar Skënderbeun me nje goditje me koke pas krosimit të Kotobellit. Reagon mjaft mirë Dajsinani që devijon topin në goditje këndi.

1' Starton ndeshja në Vlorë, skuadrat kërkojnë 3 pikëshin

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga