
Emri i tij lidhet ngushtë edhe me merkaton në Itali. Elseid Hysaj është padyshim futbollisti më i kërkuar në Seria A. Por pavarësisht kësaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të mos ndryshojë ambient, duke i qëndruar besnik Napolit.
Hysaj nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit dhe drejtuesit napoletanë kërkojnë një skuadër të re për 25 vjeçarin. Roma duket se mbetet hipoteza më e mundshme për të.
Megjithatë ky operacion merkatoje nuk është aspak i lehtë për t'u realizuar sepse Napoli për kartonin e Hysajt kërkon 20 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë skonto. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh me shkodranin, por deri më tani dilemat janë tepër të mëdha.
Poll