
Radja Nainggolan "i hedh benzinë zjarrit" duke folur kundër Juventusit pas polemikave të fundit dhe pretendimeve të Interit për favorizim të gjyqtarit Ricoli ndaj bardhezinjve.
Një gjë të tillë, mesfushori i Romës e ka bërë në rrjetet sociale, jo publikish, por duke folur me disa tifozë të Romës, të cilët kanë filmuar gjithë bisedën që kanë bërë me futbollistin belg, i cili siç shihet nuk nguron të ndezë edhe një cigare në makinën e tij.
"Jam kundër Juventusit që kur kam lindur. Edhe kur isha te Kaljari kam qenë kundër bardhezinjve, madje i urrej. Po e përsëris; e urrej Juventusin. Do jepja gjithçka për të fituar kundër tyre.
E urrej Juventusin sepse fiton gjithnjë me gjyqtarë. Erdha te Roma për ta mundur. Nëse nuk fitojmë kampionatin do fitojmë Kupën e Italisë.
Kemi dy ndeshje kundër Lacios dhe më pas finalen e Kupës. Do fitojmë, jua them unë", iu drejtua Nainggolan, tifozëve të Romës, ndërsa pyetjes nëse do të bëhet si Totti, mesfushori belg iu përgjigj: "Mua nuk më plas fare të bëhem si Totti".