Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Na duhen 4-5 lojtarë për sezonin tjetër”, Ndreu flet për rikthimin e Kastriotit në Superligë: Nuk e kemi siguar ende matematikisht, e vështirë të luash pa stadium

Shkruar nga NEWSPORT
“Na duhen 4-5 lojtarë për sezonin tjetër”, Ndreu flet

Kastrioti është një hap larg rikthimit në Kategorinë Superiore. Krutanët janë në vendin e parë në Grupin a të Kategorisë së Parë e sezonin tjetër më shumë mundësi mund të jenë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Në një lidhje me “Fan Zone”, ka folur edhe trajnerin Ramadan Ndreu e cili foli për rikthimin në fushë, stadiumin e ri dhe sezonin tjetër në superligë.

Infrakstruktura? “Terret sportive janë në gjendje të mjerueshme. Për stadiumin problemin ishte pandemia pasi puna nisi, por besoj se Federata dhe Bashkia do të gjejnë një rrugë. Do të dalim në Superligë dhe nuk kemi stadium ku do të luajmë.

Puna me Kastriotin? “Është shumë e vështirë që të punosh pa shtëpi dhe është si një familje që nuk ka një shtëpi të sajën. Po të dalimin në Superligë është shumë e vështirë që t’i luajmë ndeshjen jashtë qytetit tonë”.

Rikthimi në Superligë? “Niveli i Kategorisë së Parë ndryshon nga Superligë, por ne kemi lojtar të rinj dhe na japin besim për sezonin e ri. Na duhet 4-5 lojtar të rinj që të bëjmë një skuadër të fortë dhe jo kalimtare. Në Superligë do të jemi skuadra që kemi qenë para disa vitesh”.

Cilat janë emrat që do të konfirmohen në Superligë? “Nuk kemi dalë ende në Superligë edhe pse jemi drejt asaj rruge. Këta lojtarë që janë aktualisht janë shumë të talentuar dhe janë moshë e re. Kam besim se 4-5 lojtarë do të tregojnë nivel e do të jenë ndër më të mirët në Superligë e do të jemi më mirë se Kastrioti i sezonit të kaluar”.

Euforia e lojtarëve? “Është një situatë e vështirë pasi nuk e kishim kaluar këtë situatë nga pandemia. Duhet një stërvitje e kujdesshme që mos të ngarkojmë shumë lojtarët pasi janë në nivelin fizik 0. Nuk e kemi siguruar ende Superligën dhe për këtë arsye kam punuar me skuadrën nga ana psikoligjike. Nuk do të bëjmë shumë ndeshje të bukura pasi po e nisim nën 0 këtë kampionat dhe do të jetë një mbyllje e dobët.

Kam folur me presidentin dhe më kanë thënë që gjërat janë në rrugën e duhur. Mendoj se bashkëpunimi mes bashkisë dhe presidentit është e shkëlqyer”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga