Kupa e Botë është një nga eventet më të mëdha të globit për sa i përket botës së sportit. Shikueshmeria e saj arrin shifra të larta dhe është një event gjithëpërfshirës. Një gjë e tillë faktohet dhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjatë seancës plenare deputetët ndjekin ndeshjet live.
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon prej paradites së sotme, për më shumë se 10 orë. Në rend të ditës po diskutohet ende për projektin e zhvillimit të Portit të Durrësit, të cilin opozita e kundërshton fort.
Pak më parë në foltore ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila në një moment ka ndërprerë fjalën dhe ka kërkuar nga Taulant Balla që të ulte zërin e telefonit, pasi po shikonte futboll.
“Zoti Balla, ka mundësi futbollin, t’ja ulni pak zërin, kaq?!”, ka thënë Zhupa, ndërkohë që Balla ia ktheu “Na bëri gol Brazili”.
VIDEO: