Tifozët e Partizanit i kanë bërë thirrje skuadrës së tyre për të dhënë maksimumin në derbin e sotëm kundër Tiranës. "Ultras-Guerrils" motivojnë lojtarët e tyre duke i kujtuar dominimin e kuq në kryeqytet.
Ata i kujtojnë futbollistëve se në këtë sfidë nuk luhen vetëm 3 pikët dhe nuk është thjesht ndeshje e radhës, siç shumica prej tyre janë mësuar të shprehen. Në postimin e bërë në kanalin e tyre zyrtar shkruhej:
"Mytini, shkelini, shtypini!
Asnjë mëshirë, asnjë tolerim në asnjë moment, në asnjë rast! Luftoni, shkelmoni, shënoni! Dhe mos u ndaloni...
Jeni ekipi që e ka dominuar per vite me radhë derbin, dhe që keni përfaqësuar denjësisht historinë e dominimit të kuq ne kryeqytet!
Nuk është veç ndeshja e radhës...
Forca çuna!
Forca Partizan!
Ju kurrë nuk do të jeni vetëm!"
Kujtojmë që ndeshja Tirana - Partizani do të luhet sot në orën 18:00, në stadiumin "Air Albania".
