Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Muskuj, eksperiencë dhe talent, Teuta e Shkëmbit është "flakë"

Shkruar nga NEWSPORT
Muskuj, eksperiencë dhe talent, Teuta e Shkëmbit është

Teuta është padyshim surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Durrsakët renditen të dytit në tabelën e renditjes me 39 pikë, shtatë më pak se Partizani kryesues. Një skuadër e ndërtuar mjeshtërisht nga Bledi Shkëmbi, i cili ka harmonizuar muskujt me eksperiencën dhe shpejtësinë me talentin.

Isli Hidi është frymëzuesi i kësaj Teute, që me të në portë thuajse e ka kyçur katërkëndëshin e saj. Mbrojtja hermetike e përbërë nga Osmani, Arapi dhe Bicaj janë një tjetër siguri për skuadrën e Shkëmbit, që i ka besuar eksperiencës së tyre për të vijuar ecurinë fantastike në këtë sezon.

Një mesfushë me muskujt e Sidibe shpejtësinë e Kamara e talentin e Kallakut janë një tjetër "bonus" për Teutën, e cila nuk duhet të harrojë edhe sulmin e përbërë nga Amadu Latif dhe Tomislav Busic, të dy janë sulmuesa potentë që nuk dinë të bëjnë hapa pas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga