
Tirana ka udhëtuar në Laç ditën e sotme për të sfiduar vendasit në kuadër të javës së 34-të të Abissnet Superiore. Duke nisur që nga ora 16:00 bardheblutë do të luajnë gjithçka për gjithçka për të siguruar fitoren.
Një 3 pikësh që do t’i çonte kryeqytetasit më afër titullit, teksa aktualisht mbajnë edhe vendin e parë në renditje me 60 pikë, 2 më shumë se rivali i tyre i përjetshëm, Partizani. Një sfidë që bëhet më e lehtë për Orges Shehin, i cili ndaj Laçit i janë rikthyer dy titullarët, të cilët munguan në derbi.
Bëhet fjalë për Florent Hasanin dhe Ardit Hilën, të cilët do të marrin edhe vendin e tyre në formacion në sfidën e sotme, ndërsa sa i takon Behiratches vazhdon të jetë i pezulluar.
Poll