Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungonte prej disa ditësh në stërvitje, rikthehet titullari i Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Mungonte prej disa ditësh në stërvitje, rikthehet titullari i

Fernando është rikthyer më në fund te skuadra e Egnatias. Braziliani prej më shumë se 1 jave nuk ka qenë pjesë e skuadrës në përgatitjet që kanë nisur për pjesën e dytë të sezonit.

27-vjeçari është bashkuar me skuadrën dhe ky është një lajm i mirë për Edlir Tetovës që mund të llogaritë shërbimet e tij për duelin me Skënderbeun. Në fakt braziliani prej ditësh ka kryer stërvitje individuale dhe me program të veçantë që nga Brazili në mënyrë që të jetë në formë.

Në këto kushte Fernando do të jetë i gatshëm për korçarët, ku do të marrë vendin e tij  në formacionin titullar. Kujtojmë se përballja me Skënderbeun do të luhet ditën e shtunë në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga