Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungon vetëm zyrtarizimi, Laçi rikthen në detyrë Mirel Josën

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon vetëm zyrtarizimi, Laçi rikthen në detyrë Mirel

Mirel Josa pritet të jetë trajneri i ri i Laçit. Kurbinasit ndanë rrugën me konsensus me Skerdi Bejzaden, i cili i dha dorëheqjen presidentit Laska. Bardhezinjtë nuk kanë vonuar aspak, por kanë gjetur menjëherë zëvëndësuesin e tij duke i besuar eksperiencës së madhe të trajnerit tiranas.

Për Josën është një rikthim në Laç teksa e drejtoi më parë në periudhën tetor 2021 – prill 2022. Trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë do të bëhet tekniku i tretë që ulet në krye të stolit kurbinas në vetëm 6 javët e para të këtij sezoni.

‘Debutimi’ i Josës do të bëhet pikërisht ndaj Tiranës, të hënën në orën 14:00 në ‘Selman Stërmasi’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga