Partizani fitoi dje 2-1 në transfertë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Një paraqitje pozitive e të kuqve që triumfuan ndaj një rivali të Superiores. Mungesë e rëndësishme në këtë përballje ishte pikërisht Ëngjëll Hoti.
Lojtari i afruar në merkaton e verës po vuan një dëmtim që e ka penalizuar të stërvitet me grupin. Megjithatë stafi mjekësor e ka udhëzuar që të përgatitet në palestër për të mos humbur formën në këtë prag të fillimit të ri futbollistik.
Ai shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe në sezonin e ri me shumë gjasë do të jetë nga ata lojtarë që do të luftojnë për një vend në formacionin titullar. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Hoti shihet duke u stërvitur pikërisht në një palestër. Deri më tani ka dhënë sinjale pozitive me fanelën e Partizanit duke realizuar 2 gola në ndeshje miqësore.
