Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesë prej 4 vitesh, Vllaznia mposht nënkampionët pas vetëm 1 seance stërvitore

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesë prej 4 vitesh, Vllaznia mposht nënkampionët pas

Kampionati i futsallës në Shqipëri ka rinisur sezonin e tij për vitin 2022-2023. Një rikthim i bujshëm në këtë edicion të ri është ekipi i Vllaznisë.

Prej 4 vitesh në Shkodër mungonte ekipi i futbollit në parket. Bashkëpunimi i presidencës së klubit të futbollit Vllaznia ka mundësuar këtë kthim të munguar në kampionatin e futsallës.

Ditën e djeshme Vllaznia ka mundur me shifrat 7-5 nënkampionët, Diamant. Trajneri i kuqebluve Bujar Celufaj ka folur pas takimit, duke treguar dhe mungesën e madhe prej viteshm e ndër të tjera tregoi dhe emocionin e të drejtuarit një ekip si Vllaznia.

Deklarata:

Celufaj: "Ekipi do ndeshje të njihet me njëri tjetrin. Ne vijmë këtu pas një séance stërvitore. Presidenti Xhaferri ka qenë iniciatori i këtij rikthimi, por janë afruar dhe shumë sponsor e dashamirës të sportit shkodran. Objektivi është që të arrijmë fazën “play off”. Ndihem i emocionuar në këtë pozitë, pasi për mua dhe jo vetëm, por për të gjithë shkodrantë është krenari të drejtojmë Vllazninë në çdo sport." 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga