
Bylisi pret në “Adush Muça” Erzenin. Kjo sfidë do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:00. Ballshiotët kërkojnë 3 pikët ndaj shijakasve edhe për vetë faktin që luajnë në shtëpinë e tyre.
Një përballje shumë e rëndësishme por edhe e vështirë për Naxhi Shensoin, i cili do të vuajë mungesën e një prej lojtarëve titullarë. Aleksandër Damçevski u ndëshkua me të kuq në përballjen me Egnatian dhe ndaj shijakasve do jetë i pezulluar.
Ndërkohë ajo që ngroh stafin e Bylisit është rikthimi i Loran, i cili do të rimarrë krahun e majtë në formacion. Pjesa tjetër e skuadrës gëzon një formë optimale dhe janë gati për duelin e ditës së nesërme.
Poll