
Tirana arriti të merrte nëj barazim me aromë titulli ndaj Partizanit dhe vijon kryesimin +2 pikë larg të kuqve. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi foli në intervistën për Oversport.
Ishte e vështirë, normale. Kishim shumë mungesa dhe presioni i madh që duhej menaxhuar. Mungesat duhet t’i rikuperojmë e jo t’i qajmë. Bëjnë të vetën por unë u mundova të ruajmë rrezikshmërinë dhe sigurinë tonë. Në pjesën e dytë mendova një strategji të Partizanit që do të sulmonte por jo, ata qëndruan gjithë kohën në pritje. U ndëshkuam por skuadra gjeti forca. Kishim shumë minuta dhe treguam që nuk dorëzohemi.
Pasi pëson dhe kur shënon, situata kthehet. E filluam me Berishën pasi na jep thellësi, mendoj se luajti mirë. Duke qenë se kanë të fortë pjesën përpara kundërshtari, vendosëm që ta vendosnim atje për të sulmuar më shumë. Gjumsi është lojtar që kërkon më shumë topin te këmbët.
Episodet e festës së stolit? Përveç lojtarëve të fushës duhet të menaxhoj edhe stolin. Pjesën e parë kundërshtari ndryshonte krahët e lojës dhe na vunë në vështirësi.
Kam një pyetje për ju? A ishte penallti apo jo se nuk e prekët... Ishte dora e hapur por tani kemi teknologjinë.