
Eleminimi nga Kupa dhe diferenca e thellë në kampionat, bën që Partizani të jetë në vështirësi për sigurimin e një bilete për në Europë. Ndaj Kukësi, të kuqtë do përballen pa dy titullarët e përhershëm.
Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi nuk do mund të aktivizohen ndaj Kukësit ditën e hënë për shkak se të dy futbollistët kanë plotësuar numrin e kartonave dhe nuk mundet të ndihmojnë skuadrën në javën e 20-të të kampionatit.
Në mungesë të dy këtyre dy lojtarëve, Sulejman Starova pritet të hedhë në fushë Lukasin ose Abdurrahimin. Strategjia që pritet të përdorë tekniku ka të bëjë me mesfushën, duke e përorcuar atë me pesë futbollistë. Me pak fjalë, e gjithë mesfusha do luajë për një sulmues të vetëm. Në këto kushte, pritet që përballja e të kuqve ndaj kampionëve ditën e hënë të jetë disi e vështirë, kjo për shkak të mungesave të shumta që pritet të ketë Partizani.