
Flamurtari do të udhëtojë në fundjavë në Korçë për të luajtur takimin e javës së 19-të të kampionatit të Superligës ndaj Skënderbeut. Ndeshje interesante dhe mjaft e rëndësishme për faktin së të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për të ecur të vazhduar të qetë në pjesën e mbetur të kampionatit.
Në prag të këtij takimi, në kampin vlonjat kanë ardhur lajme të mirë. Bëhet fjalë për rikthimin e mbrojtësit, Ditmir Bicaj i cili nuk mundi të luante në Kukës për shkak të një dëmtimi në gju, por që do të jetë i gatshëm për përballjen e ditës së premte ndaj korçarëve.
Mësohet se për ditën e premte i gatshëm do të jetë dhe maqedonasi, Muarem Muaremi, i cili do zhvillojë takimin e parë me fanelën e Flamurtarit ditën e premte. Këto do të jenë "asët" që trajneri Shpëtim duro do të ketë në Korçë përballë Skënderbeut. Mungesë e rëndësishme do të jetë ajo e Sidibes, që mori karton të kuq në Kukës.