Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa me ‘peshë’ te Dinamo, Dritan Mehmeti ribën sulmin ndaj Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa me ‘peshë’ te Dinamo, Dritan Mehmeti ribën sulmin

Dinamo dhe Teuta do të përplasen për llogaritë e javës së 27-të të Superiores. Ndeshje kjo e prapambetur, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00 në “Air Albania”.

Një sfidë mjaft delikate për të dyja ekipet që janë të dënuara për 3 pikët, të cilat vlejnë për Final – Four”. “Blutë” e Dritan Mehmetit pas fitores me Skënderbeun kërkojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i çonte direkt në vendin e 4-të që mbahet nga korçarët.

Trajneri i “Bluve” prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa fatkeqësisht do të vuajë edhe mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm. Në këtë mënyrë nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Luis Kaçorrit, i cili është i dëmtuar.

Ndërkohë do të mungojë edhe Lorenc Vila. Ky i fundit u ndëshkua me kartonë të verdhe në duelin me Skënderbeun, duke plotësuar kështu numrin 4-të të tyre. Ndërkohë në dyshim mbetet Albion Marku, gjendja e të cilit mbetet të shihet deri para sfidës.

Në këto kushte Mehmetit i lind detyra të ribëjë sulmin ndaj durrsakëve. Gjithashtu ka një dilemë sa i takon krahut të majtë të sulmit, ku Tusha dhe Bardhi janë në balotazh mes tyre. për fanelën e titullarit.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Sali, Meksi, Hoxha, Behiratche, Lorran, Guadiaby, Qefalia, Smaçi, Zabërgja, Tusha (Bardhi), Denisson.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga