Marcelino Preka do të mungojë për Partizanin në ndeshjen e radhës me Teutën. Kjo për shkak se qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq, kundër Erzenit.
Pikëpyetjet janë ngritur tashmë, ndërsa klubi i kuq kërkon fitoren të shtunën ora 17:00. Dy janë alternativat më të mundshme, që kampionët kanë dispozicion. Mikulic dhe Sembene, që shihen më afër vendit të titullarit se Janjeva.
Sembene preferohej titullar para Prekës, megjithatë te Partizani mund të shohin për alternativë të re. Dhe opsioni më i mirë duket kroati Mikulic, që u afrua në merkaton e janarit.
Kujtojmë se 17 herë kampionët kanë fituar 2 ndeshjet e fundit në kampionat. Objektiv i vetëm shihet fitorja dhe në Durrës, për të mbajtur Partizanin në garë me 2 vendet e para që janë aktualisht Egnatia dhe Vllaznia.