Arinaldo Rrapaj u largua nga Partizani në këtë merkato dimri, por në klubin e kuq gjithçka është bërë “prapa-kthehu”. Vlonjati do të vijojë të jetë pjesë e kryeqytetasve deri në fund të sezonit. Edhe pse trajneri Giovani Colella deklaroi në konferencë për shtyp se mesfushori nuk llogaritet më si pjesë e Partizanit, situata ka ndryshuar vetëm në momentet e fundit.
Mësohet se drejtuesit e kuq kishin arritur marrëveshjen me Ludogorets për shumën e 250 mijë eurove. Por, marrëveshja do të merrte vlerë juridike vetëm pas transferimit të shifrës së mësipërme e cila nuk u derdh kurrë në llogarinë e klubit të Partizanit, siç raporton Oversport. Kësisoj vlonjati mbeti në kryeqytet.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë deri në fund të këtij edicioni futbollistik, nëse Rrapaj do të tërheqë sërish vëmendjen e bullgarëve apo do të qëndrojë prapë te Partizani.