Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“M’u ofruan 500 mijë euro dhe apartamente në emër të Berishës”, ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi: Gati padia e re! Shkëlzeni dhe Argita më kërcënuan, do flas për SPAK (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
“M’u ofruan 500 mijë euro dhe apartamente në emër

Tema e nxehtë që ka bërë ‘bashkë’ politikën e futbollin është ajo e privatizimit të ish-kompleksit të Partizanit që solli arrestimin e Jamarbër Malltezit, ndërsa ish-kryeministi Sali Berisha u la në ‘detyrim paraqitje’ së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi, ka zbuluar detaje të reja në “Report TV”, ku ka folur hapur duke nxjerrë emra konkret e akuza të rënda. Sipas Laçit, fëmijët e Berishës, Shkëlzeni dhe Argita i kanë bërë presion, ndërsa i janë ofruar edhe 500 mijë euro dhe disa apartamente që të pranojë privatizimin.

“Në emër të Berishës më ka bërë presion dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërrruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Vici na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion. Të gjithë zinxhirit të ekipit të Partizanit na kanë thënë mos t’u shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bërë presion, edhe Shkëlzen Berisha.

Si Tonin Voci dhe Kulici na kanë kërcënuar. Xhim Begeja atëherë drejtonte policinë. Tonin Voci na bënte presion ditë natë me polici. Presion direkt mua, më bënin që të më thynin mua. Më ka thënë Kulici me Tonin Vocin po s’u largove nuk e di se çfarë do të bëjmë.

Kulici mbronte interesat e familjes Berisha unë e kam me mesazh. Në atë periudhë kohe të gjithë flisnin në emër të Berishën. Më vonë u vura në dijeni të disa dokumenteve… ato mund të fshijnë dokumente por jo në Itali. Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish-klubi është pronë e shtetit. Ne kemi shkuar në Kamëz një presion i paparë. Në Kamëz ishte Erzen Breçani. Nuk na kanë lejuar të afrohemi.

Me Partizanin është luftuar nga të gjitha anët, kudo që kishte njerëz Berisha. Kanë qenë direkt akuza të paqëna për mua, presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita e shoqja na kanë bërë presion se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient, si nuk paska përgjegjësi sot Berisha. Ka bërë një padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë të paparë.

Si sot nuk paska përgjegjësi Berisha? Pse duhet të na vijë keq, i vjetër e gjynah, kujtdo që ti vijë koha le ta paguajë. Ka bërë padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë shtetërore me mekanizëm të dhunshëm të paparë.

Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro cash dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. Unë kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin e hedhur.

Ndërmjetësit kanë qenë Agron Kulici dhe ish drejtori i policisë së Tiranës. Pas ofertave ka qenë presioni. Sa herë ata vinin për të na përzinin me forcë nga fushat, vinin me urdhër të Berishës. Ne ziheshim me policë të pafajshëm që ata i urdhëronin.

Do marr dhe vetë hapa ligjorë, kudo që të jem do ruaj kontaktet me drejtësinë shqiptar. Pres që të më thërrasë SPAK. Për mua personalisht dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në vendin tonë është një hap i madh sepse do të besojmë në drejtësi. I kam ndjekur të gjithë ecuritë e lajmeve, besoja por është pak e vonuar. Mua në aspektin personal më është bërë plus sepse me këto fakte sot… Unë jam arrestuar disa herë, për një diçka që s’e kam bërë që kam dashur të shes ndeshjen Rubiku - Sukthi që ra si akuzë. Avokati tha se po e fusni këtë që ta mbani pak në burg. Kishte lidhje dytësore me privatizimin sepse nuk pranova ofertën e tyre. Mos të kisha rezistuar, unë do kisha marrë 500 mijë eurot dhe ambientet e ndërtimit, por unë nuk kam firmosur kurrë kontratë me to.

Unë po i paraqes faktet: Si jam arrestuar, si nuk jam lënë të mbroj veten, si kam bë burg në Itali. Jam ekstraduar në Itali dhe kam mbaruar një burg në mungesë. Do ta përdor edhe për aspektin tim juridik. Dëmshpërblimin nuk do ia marr taksapaguesve shqiptarë. Pasi provuan të më fusin në burg në Tiranë, pastaj nipi i Berishës Dritan Berisha ka ecur në Itali duke mbledhur fakte të paqena, unë jam dënuar në mungesë. Jam ekstraduar pasi Dritan Berisha erdhi shef Interpoli në Shqipëri. Unë nuk i kisha shkelur në kallo diku Berishës.

Erzen Breçani erdhi në komisariat e po ruante. Pas Fatmir Bektashit duhet të jetë dhe Xhim Begeja në dosje, e di gjithë Tirana që rrihte gjoksin. Ai është daja i Jamarbër Malltezit. Politikisht janë dhe të tjerë. Arben imami ishte gjenerali që hipi mbi tanks, u bë ministër sepse ra dakort që të firmoste letrat për t’i dhënë klubin dhëndrit të Berishës. Edhe Fatmir Mediu. Është bë presion edhe nga FHSH”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga