Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mposhtën "macen e zezë", Alban XHAFERI i vë syrin Teutës: Ndaj kampionëve ta kthejmë në festë

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën "macen e zezë", Alban XHAFERI i vë syrin

Vllaznia fitoi 3-5 me Laçin për javën e parë të Superligës. Ndeshja që prodhoi tetë gola pa djemtë e Brdaric që të fitonin pas shtatë vitesh në Laç, një fushë që ishte kthyer në utopi për tri pikë. Tanimë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi I ka vënë syrin kampionëve të Shqipërisë, me kuqeblutë që presin Teutën të shtunë në 19:45 në Shkodër, për javën e dytë të Superligës.

"Bëmë një ndeshje spektakël në Laç, ishte një përballje shumë e fortë, u shënuan shumë gola dhe padyshim që kjo fitore ishte një start i shkëlqyer i kampionatit nga ekipi i Vllaznisë. Ishte nje fitore e jashtëzakonshme e ekipit tonë, por është vetëm fillimi i kampionatit dhe çdo ndeshje duhet ta marrim me seriozitet maksimal.

Skuadra më pelqeu për grintën që shfaqi në fushë, më pëlqeu për reagimin që pati pas barazimit momental, arriti të shënonte sërish e ta kontrollonte lojën, deri tek goli i fundit pastaj që vulosi fitoren përfundimtare.

Aralica ishte fantastik në ndeshjen ndaj Laçit por unë nuk dua të ndalem tek emra të përveçëm sepse në ekip kemi 25 lojtarë. Jemi një grup i cili fiton bashkë, gëzojmë bashkë dhe ecim përpara të gjithë sëbashku.

Duhet të fokusohemi maksimalisht tek sfida e rradhës me Teutën. Dua t'u bëj thirrje tifozëve për të ardhur e për të mbushur stadiumin "Loro Boriçi" brenda atyre parametrave që lejohet në mënyrë që ta kthejmë të shtunën në ditë feste", tha Xhaferi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga