Luçiano Moxhi ka folur pas ndeshjes me Kukësin, ku Partizani barazoi me rezultatin 1-1. Këshilltari i presidentit Demi mësohet se ka pasur rezerva për lojën e zhvilluar nga argjentinasi, Agustin Torassa. Sipas italianit nuk mund të dilet kampion nëse në organikë ke lojtarin më të paguar që as shënon, por nuk jep as asist.
"Si mund të dalësh kampion kur lojtari më i paguar në ekip, argjentinasi Torassa nuk shënon dhe nuk e godet kurrë portën. Ai nuk është ai që mendoni. As nuk jep asiste dhe as nuk shënon gol", ka theksuar Luçiano Moxhi.
Poll