Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOVIOLA/ Bujar Pregja: Partizanit iu mohua një penallti, arbitri ka gabuar!

Shkruar nga NEWSPORT

Me përfundimin e ndeshjes BATE Borisov – Partizani, Bujar Pregja ka analizuar vendimet e gjyqtarit skocez Kevin Clancy në emisionin ‘Skaner’ të moderatorit Gerti Çarçani në ‘MCN TV’. Sipas ish-gjyqtarit të njohur shqiptar, Partizanit iu mohua një penallti në minutën e 2’ në ndërhyrjen ndaj Mba.

“Momenti kur topi i shkon Murataj, nga një përplasje mes kundërshtarit dhe Rrapajt. Ndoshta nuk e ka konsideruar faull pasi topi i ka shkuar pastër Muratajt. Nuk ndëshkohet!

[caption id="attachment_700907" align="alignnone" width="691"]©Credits MCN TV ©Credits MCN TV[/caption]

Në minutën e 2’ kur brenda zonës Mba rrëzohet në zonë. Këtu mund të ishte faull sepse ndërhyrja e mbrojtësit të BATE nuk prek topin por shkon direkt në këmbët e lojtarit të Partizanit. Ka ndërhyrë direkt në këmbën e lojtarit. Faulli është për mendimin tim. Arbitri e ka gjykuar gabim.

Në minutën e 26, pati një moment brenda zonës së Partizanit. Duket pastër që lojtari i Partizanit ka kapur topin, por duhej ndëshkuar për simulim kundërshtari”, tha Pregja.

[caption id="attachment_700906" align="alignnone" width="790"]©Credits MCN TV ©Credits MCN TV[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga