
Jose Mourinho, është emri më i ri në Manchester ditën e sotme. Klubi ka prezantuar trajnerin e njohur paraditen e sotme pranë zyrave të klubit. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet faqes zyrtare në facebook. "Special One" do të tentojë të fitojë titullin me skuadrën e "Djajve", të cilët titullin e fundit e kanë fituar në 2013. Sezonin e shkuar, Manchester e mbylli në vendin e pestë, një zhgënjim për tifozerinë e tyre. Mourinho vjen nga një sezon i dështuar me skuadrën e Chelsea, duke qenë në qendër të kritikave.
Poll