Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

CARABAO CUP/ Superdueli Arsenal-Manchester City, "Topçinjtë" duan trofeun e parë sezonal përballë "Qytetarëve" në krizë rezultatesh

Shkruar nga NEWSPORT
CARABAO CUP/ Superdueli Arsenal-Manchester City,
Manchester City dhe Arsenal

Arsenal dhe Manchester City do të zbresin në fushë ditën e sotme në kuadër të finales së Carabao Cup, e cila luhet në orën 17:30 në stadiumin "Wembley". 

Kjo sfidë i gjen "Topçinjtë" në një formë fantastike, pasi siguruan dhe çerekfinalen në Champions përballë Bayer Leverkusen, ndërsa në këtë duel do të japin maksimumin për trofeun e parë sezonal. 

Në anën tjetër, skuadra e Pep Guardiolës kërkon të shpëtojë sezonin duke kërkuar gjithashtu fitimin e kësaj kupe në Angli, pasi dolën jashtë Champions, ndërsa distanca në kampionat sa vjen dhe thellohet.

Një ndeshje që pritet të ofrojë emocione për 90 minuta, ku gjithçka mund të ndodhë. Një tjetër disfatë do të shënonte një sezon të harruar për Guardiolën, ndërsa për Mikel Artetan mund të hapet "thesi" i trofeve pasi skuadra londineze është në garë në disa fronte, përfshi kampionatin dhe trofeun Champions.  

Poll

Lexo gjithashtu