Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Motivi i lojtarëve është të luajnë për fanellën", Stavri Nica: Objektivat? Nuk i vendosin drejtuesit

Shkruar nga NEWSPORT
"Motivi i lojtarëve është të luajnë për

Kukësi ka fituar në ndeshjen e luajtur përballë Vllaznisë. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Kukësi Arena”, verilindorët fituan minimalisht me rezultatin 1-0 edhe pse ishin ata që mbetën me 10 lojtarë për më shumë se 50 minuta.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Stavri Nica.

“Çunat kanë motiv për të rritur vlerën e tyre. Janë të rinj dhe stërviten fort. Motivi i tyre është të luajnë për fanellën e skuadrës. I përgjigjen afërsisht gjithë kërkesave të mia, si në stërvitje apo ndeshje. Edhe fitorja ishte shumë e vështirë, kjo tregon që rruga është e gjatë. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përparë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, është shprehur tekniku Nica.

-Mbaroj pjesa e parë dhe bëtë 2 zëvendësime...?

“Çdo trajner ka idetë e veta si mund ta zgjidhë situatën atëherë kur është e vështirë. Pasi kur ke luks është më e lehtë. Ne na doli zgjidhja, funksionoi. Vetëm në atë mënyrë mund ta kapnim qoftë pikën apo 3 pikëshin.”

-Një prani e konsiderueshme nga tifozët e Kukësit. Ka lindur shpresa në qytet që mund të bëni mirë?

“Kjo e vërteton. Pasi kur skuadra është luftarake ndodh kjo. Kjo ndodh me lojtarë të rinj dhe të lirë në çmim, jo me emra të mëdhenj. Por këta kanë vlerat e tyre. Duhet t’i shërbejnë skuadrës. Tifozët kur shohin shpirt gare në fushë, kënaqen dhe vijnë të shikojnë për të mbështetur ekipin.”

-Tafas ka vuajtur shpesh nga dëmtimet. Sot e pashë me probleme në gju...?

“Ai sot u vra, hëngri një goditje. Tregoi karakterin e tij. E nderoi skuadrën dhe veten me mënyrën e lojës që bëri. Ai mori shumë përsipër. Bravo!”

-Për çfarë do të vazhdojë të luajë Kukësi?

“Për t’i rritur emrin vetes gjithseskush nga lojtarët dhe ekipin. Me drejtuesit në Kukës çuditërisht të lënë të punosh i qetë. Nuk bëjnë ndërhyrje. Objektivat nuk i përcaktojnë drejtuesit. Ata vijnë natyrshëm dhe me sakrificë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga