Bruno Dita është rikthyer në Superiore, teksa do të mbajë veshur fanelën e Dinamos. Klubi dinamovit e zyrtarizoi ditën e djeshme, ndërsa vetëm sot ka reaguar në rrjetet sociale mesfushori.
Dita shprehet mjaft i lumtur që rikthehet në shtëpi, teksa në të kaluarën e tij është rritur te ekipi i Dinamos. Mesfushori do të jetë kështu një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin për sezonin e ri.
“Happy to be back home ???? #forcaDinamo ????????”, ka shkruar Dita. Ky i fundit mbylli sezonin te Shkëndija e Tetovës. Nga kuqezinjtë, 31 vjeçari largohet pas 4 vitesh. Këtë sezon ai luajti në 28 ndeshje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 3 asiste.
Poll