
Skënderbeu triumfoi ndaj Teutës me shifrat 2-1 këtë javë të Superiores. Në përfundimin e takimit trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat.
“I përgëzoj futbollistët për këtë ndeshje. Kemi bërë gjithë këto humbje dhe barazime, nuk është kollaj nga ana mentale ta kthejmë skuadrën në mentalitetin fitues. Disa gjëra që thamë për kundërshtarin nga ana taktike ishin konkrete. Në një moment kundërshtari nuk po na lejonte të zotëronim topin.
Edhe goli që pësuam ishte një moment ngërçi. Ndërsa në pjesën e dytë ishim ndryshe, futëm Rashicën dhe patëm më frymëmarrje. Edhe pse dolëm me të kuqe ishim të fortë. Rashica nuk është më lojtari i jonë, mendoj se do e kemi në dispozicion deri në mes të shkurtit.
Ai ishte nga e hëna në të enjte ka kaluar testet mjekësore. Dje ka qenë i sëmurë me temperaturë 39 ndaj nuk e luajti një pjesë loje. Futbolli është një lojë këmbësh, por nëse e mendon me kokë se fiton mund ta bësh. Beosj se kjo skuadër e ka mundësinë të mos jetë këtu. Kjo ishte një shkundje e madhe, ne mund të fitojmë dhe të kthejmë çdo ndeshje”, u shpreh Gjoka.