Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mos krahasoni Shqipërinë me Anglinë”, sulmuesi i TIRANËS kundër: S’dua ulje rroge, do preferoja të isha pranë familjes

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos krahasoni Shqipërinë me Anglinë”, sulmuesi i

Michael Ngoo ndodhet i karantinuar ashtu si gjithë futbollistët në vendin tonë. Sulmuesi i Tiranës ka dhënë një intervistë për Top-Channel ku ka treguar se si po i kalon këto ditë, pjesën e stërvitjes si dhe është ndalur të flasë për një reduktim të mundshëm të rrogës. Shtatlarti është kundër teksa krahason pagat në Britaninë e Madhe me këto në Shqipëri. Fillimisht ai tregoi rutinën e përditshme:

“Sapo zgjohem dhe konsumoj diçka dalë një orë për të bërë vrap, sigurisht në orarin që lejohet. Më pas kthehem në shtëpi dhe ushtrohem, më pas përgatis vaktin dhe pushoj, duke parë filma dhe flas me familjen në Londër. Më merr malli të luaj futboll. Nuk jam në vendin tim dhe familja e miqtë janë në Angli. Do ishte më mirë të isha pranë tyre. Kur stërvitesha nuk e ndjeja shumë mungesën sepse isha në aktivitet, por tani që jam pushim më merr malli”, thotë fillimisht ai.

I pyetur më pas rreth titullit kampion që është diskutuar shpeshherë për t’u vendosur në tavolinë, Ngoo ka deklaruar: “Këtë e di vetëm Zoti. Unë jam pozitiv dhe lojtarët janë të fokusuar te titulli. Është një sakrificë që duhet ta bëjmë. Kur të kthehemi në stërvitje duhet të shtyjmë veten tonë që të jemi në nivelet e mëparshme siç ishim kur fitonim ndeshjet”.

Sa i përket rrogave, anglezi shprehet kategorikisht kundër reduktimit të tyre.

“Mendoj se nuk duhet të reduktohen. Në Angli lojtarët marrin 200 mijë paund në javë, kështu që diferencat janë të konsiderueshme. Klubet kanë një staf të madh, ku punojnë rreth 100 persona, kështu që presidentëve iu duhet të mendojnë edhe për ta. Në Angli arkëtohet shumë të mëdha nga biletat e ndeshjeve, madje mund të fitohen rreth 1.5 ose 2 milionë, po4r në këtë moment nuk po i marrin këto të ardhura, kurse këtu gjërat janë ndryshe dhe mendoj se duhet t’i lemë ashtu siç janë”, shton më tej ai.

Ngoo ka mësuar të flasë disa fjalë shqip dhe këtë e tregon në intervistën e dhënë për Endi Tufën: “Kam mësuar fjalë shqip, pasi po jetoj në këtë vend. Mendoj se për të treguar respekt ndaj një vendi atëherë duhet të mësosh gjuhën e tij. Unë jam në këtë vend që e respektoj dhe kështu që kam mësuar pak shqip. Çfarë bën, mirëmëngjesi, mirupafshim, natën e mirë dhe kështu gjëra të thjeshta”, ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga