Sekretari I Përgjithshëm I Ligës Profesioniste të Futbollit, Dritan Kadia ka reaguar për konferencën e djeshme për shtyp, që Ministja e Financave Anila Denaj dhe deputeti Fidel Ylli bënë në lidhje me kërkesat dhe bojkotin që Liga I ka bërë futbollit.
Në reagimin e tij, Kadia shprehet se kërkonte më shumë mbështetje ndërsa ka lënë të kuptohet se kërkohet një takim vetëm me Kryeministrin Rama për të zgjidhur situatën. Gjithashtu ndaj Qeverisë janë shtruar edhe katër pyetje që presin përgjigje.
Reagimi I Ligës:
I dashur zoti Fidel!
E ndoqa me vëmendje konferencën e shtypit që ju dhe Ministria e Financave, zonja Denaj dhatë dje për mediat.T’ju them të drejtën prisja një qëndrim më mbështetës për kërkesat e Ligës, të cilat në fakt janë premtime të drejtpërdrejta e të bëra fjalë për fjalë, nga Kryeministri përpara 18 muajsh.Sigurisht që është e drejta juaj të bëni politikë me gjithçka, por komuniteti i futbollit nuk ndihet i nderuar nga kjo prirje. Konferenca e djeshme e shtypit nuk i dha përgjigje disa pyetjeve:
1) Pse nuk i përmbushni, derisa i konsideroni të drejta kërkesat e Ligës?
2) A janë prej kohësh të njohura për qeverinë kërkesat e ligës?
3) Përse ministria e financave do të bisedojë me ne, kur ajo dhe qeveria, siç deklaroi edhe dje, janë kundër kërkesave të ligës?
4) Pse qeveria bën një të ashtuquajtur ligj për sponsorizimet që nuk e ka asnje vend europian e ballkanik? Pse nuk miraton një ligj si Maqedonia, Kosova, Hungaria, Gjermania etj etj, “Ligjin për sponsorizimin”, që propozon Liga?Unë si Sekretar i Ligës mbetem ne dispozicionin tuaj për çdo informacion që ju kërkoni.
E përsëris edhe një herë ftesën në adresën tuaj, të vini për një takim në selinë e ligës.Gjithashtu, ju lutem t’i përcillni Kryeministrit si i vetmi person që mund të krijojë një vullnet politik të shumicës për zgjidhjen e katër kërkesave, gatishmë e përfaqësuesve të tryezës së presidentëve për tu takuar e biseduar me të.
Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste Dritan Kadia. Tiranë, më 16 shtator 2020