Gazetari i futbollit Saimir Demi kritikoi ashpër mënyrën e menaxhimit financiar të Vllaznisë në vitet e fundit. Në emisionin "E Hëna Sportive" te "RTSH Sport" ai shtoi se klubi kuqeblu nuk arrin të garantojë dhe qëndrimin e lojtarëve aktualë
"Mund të duket e ekzagjeruar shifra e buxhetit për Vllazninë prej 1 miliard lekësh. Nuk mund ta vë dorën në zjarr se si kanë vepruar brenda klubit. Por, menaxhimi ka qenë i keq, kjo nuk diskutohet. Ne kemi parë që kanë ikur lojtarë pa fituar lekë klubi. Brenda dhe jashtë janë transferuar.
Si mund të pretendosh që Junior (sulmuesi i Vllaznisë) ta mbash edhe vitin tjetër? Këta nuk po mbajnë lojtarët që i rrisin vetë. Ata janë një pjesë e mirë e buxhetit. Se si veprohet nuk e di", përfundoi Demi.
