Fitorja e Korabit 2-1 kundër Skënderbeut ka ngritur jashtëzakonisht shumë moralin e dibranëve. Së fundmi, presidenti Fehmi Mëziu ka vizituar Kryetarin e Bashkisë, Rrahim Spahiun, të cilin e ka surprizuar edhe me një fanelë të skuadrës.
Kreu i klubit dibran thekson se është pikërisht kryetari Spahiu, tifozi numër një i cili po mbështet pa kushte këtë ekip në këtë sezon futbollistik.
“Korabi na bashkon”. Kënaqësi t’i dhuroj uniformën e klubit të futbollit Korabi, kryetarit të bashkisë Rrahim Spahiu si tifoz i zjarrtë dhe mbështetës për të arritur objektivin. Të gjithë bashkë për një qëllim”, shkruan Fehmi Mëziu.
Kujtojmë që skuadra e Korabit tashmë mban vendin e tretë në renditjen e Kategorisë së Parë, ku synohet rikthimi në elitë. Pavarësisht konkurrencës së madhe me Dinamon dhe Flamurtarin, në Dibër janë besimplotë se do t’ia dalin.
[caption id="attachment_667569" align="alignnone" width="641"] Postimi i Mëziut[/caption]