![Montenegro bind Egnatian për 40 minuta, Edlir Tetova ka “asin](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2024/01/-1000-0-Jurguens-Montenegro-1.jpg)
Jurguens Montenegro ka shënuar 2 gola në rreth 40 minuta lojë që ka luajtur në Superiore. Sulmuesi i Egnatias i hapi rrugën fitores(3-2) ndaj Erzenit duke realizuar golin e barazimit për 2 me 2.
Ky nuk është goli i vetëm sepse dhe ndaj Kukësit ku pati të njëjtin minutash si ndaj Erzenit, rreth 20 minuta, shënoi golin e fundit të fitores 1 me 4. Me këto 2 gola bën që Edlir Tetova ta ketë “as nën mëngë”. Kujtojmë se debutimin e ka në fitoren me Skënderbeun(1-0), ku u aktivizua për fundin e ndeshjes.
Sfida e radhës është kundër Partizanit, të shtunën ora 16:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Kësaj here sulmuesi që u ble 150 mijë euro në merkaton e dimrit, pritet ta nisë titullar.
Poll