Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Momentet më të mira, pengu i karrierës dhe ndeshjet ndaj Partizanit, rrëfehet Devi Muka: Në atë kohë fitonim gjithmonë ne, ja kush lojtar më pëlqen tani te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Momentet më të mira, pengu i karrierës dhe ndeshjet ndaj

Devi Muka, ish-kapiteni i Tiranës para disa sezoneve, aktualisht drejtori i Akademisë bardheblu ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen e klubit. Ai është ka treguar momentet më të mira dhe të vështira që ka pasur, derbit ndaj Partizanit, pengun e karrierës si dhe dha një mesazh për të gjithë lojtarët e rinj që duan të bëhen futbollistë. Gjithashtu Muka tregoi edhe se cili lojtari i pëlqen më shumë te Tirana tani.

Lojtari më I mirë? "Tirana po funksionon në grup, por do të veçoja Bathën që është një nga mesfushorët më të mirë në Shqipëri. Fituan një trofe, por më e rëndësishme është ta mbashë. Ka një përgjegjësi e madhe pasi është kapiten i Tiranës dhe unë e kam provuar vetë këtë ndjesi. Presidenti Halili ka bërë një punë të mirë pasi ka gërshetuar të rinjtë me lojtarët me eksperiencë. Tirana është e frikshme është në këtë pozicion që është tani edhe pse me këtë sistem kampionatin çdo ndeshje është e vështirë".

Momentet më të bukura në derbi? "Në kohën time, derbit I kemi fituar gjithmonë ne. Kam shënuar 3 herë në 3 derbi dhe Tirana ka fituar me golat e mi. Nuk I kemi pasur rivalë direkt në atë kohë pasi ne luftonin për kampion dhe ata ishin në mes të tabelës. Tani derbi më I bukur që më ka pëlqyer është 5-1 dhe kur e kujtoj tani emocionohem".

Ndeshja më e vështirë? "Ka qenë ajo me Dinamo Zagrebit, isha një lojtar I ri dhe nuk dija asgjë, as gjuhë dhe nuk e njihja ambientin në Kroaci. Ajo ka qenë një nga ndeshjet më të mira dhe më të vështira".

Talente nga Kosova? Nëse do marrim një lojtar nga një vend tjetër i Shqipërisë duhet të krijojmë infrastrukturë. Duhet krijuar hotel pasi nxënësit duhet të flejnë apo edhe të shkojnë në shkollë. Kemi marrë shumë lojtarë nga skuadra të ndrshme në Tiranë. Kemi Kukën që ka firmosur me ekipin e parë dhe vitin e kaluar ishte në një akademi tjetër.

Pengu i karrierës? " Penalltia ndaj Ferencvarosit, ishte hera e parë që Tirana do të kalonte dy ture në Europë. Në dy ndeshje kam shënuar 3 gola, por humba penalltinë dhe nuk kaluam më tej.

Mesazh për të rinjtë? "Nëse mendojnë se do të bëhen futbollistë me pak ndeshje e kanë gabim. U bëj thirrje të gjithëve që nëse duan të bëhen futbollista, duhen çdo ditë stërvitje, vrap, punë, gjumë dhe kjo gjë mbaron kur e lë futboll. Futbolli është një nga profesionet më të vështira në botë dhe nuk ka fund pasi është I paparashikueshëm. Fëmijët kur shikojnë ndeshjet e mëdha nuk duhet të shikojnë fintet që bëjnë lojtarët, por gjërat e tjera pozitve. Është sport I vështirë dhe sport burrash pasi I bënë djemtë më të pjekur. Sugjerimi im është vetëm punë, punë dhe vetëm punë dhe të futen me kokën poshtë dhe të dalin me kokën lartë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga