Grabitet shtëpia e Theo Hernandez. Momente frike dhe paniku në vilën e lojtarit të Milanit, i cili ka rënë pre e një bande kriminelësh. Siç raporton “Sky Sporti”, mbrojtësi kuqezi nuk ka qenë në shtëpi në momentin e aktit të grabitëve.
Ai ishte në darkën e skuadrës, por frika ka qenë më e madhe kur ka mësuar se në shtëpi gjendej bashkëshortja dhe djali i vogël i tij. .
Zoe Cristofoli dhe vogëlushi 6-muajsh nuk janë ngacmuar nga 6 hajdutët e futur në vilën e lojtarit. Nga kamerat e sigurisë është parë se kanë bastisur shtëpinë duke marrë sasi të mëdha sendesh me vlerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.
Poll