Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moda e trajnerëve të huaj, ja kush janë të preferuarit e presidentëve të Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Moda e trajnerëve të huaj, ja kush janë të preferuarit e

Në dy dekadat e fundit, në futbollin shqiptar është eksperimentuar shumë me trajnerë të huaj, lojtarë të huaj dhe personazhe të tjerë që kanë ardhur për të mos lënë shumë gjurmë.

Fitues kanë qenë pak të huaj. Stanislasv Levi fitoi titullin me Skënderbeun, Julian Rubio fitoi Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë me Tiranën, të tjerët asgjë.

Giani De Biasi është historia e suksesit të cilës i referohen të gjithë në Shqipëri. Së fundmi, Italia është bërë një modë për shqiptarët. Një trajner italian sërish për Kombëtaren e Shqipërisë dhe bashkë me të dhe një staf italian. Panuçi i zë vëndin De Biasit dhe gjërat praktikisht ndryshojnë pak.

Tirana prezantoi e parë një brazilian të natyralizuar si italian. Ze Maria, ish futbollist i shumë skuadrave në Serinë A ka marrë tani drejtimin e bardhebluve.

Partizani bën gati të zyrtarizojë trajnerin e ri italian. Në epokën Moggi të gjithë do të jenë nga Italia, nga trajnerët apo dhe drejtuesit teknikë. Presidenti Gaz Demi e ka ndarë mëndjen për t’i besuar gjithçka Don Lucianos. Mark Iuliano është emri i trajnerit që të kuqtë do të zyrtarizojnë në orët në vazhdim.

Më parë, Skënderbeu provoi një eksperiencë me Agostinelin, Partizani me Sormanin e më parë dhe me Agostinelin. Italianët janë kthyer në një modë për shqiptarët dhe presidentët e Superligës duket se e kanë “kapur” me ta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga