
Ekipi i Juventus në "Shtëpinë e Bardhë" dhe presidenti i SHBA, Donald Trump
Një delegacion i klubit të futbollit Juventus, i përbërë nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, trajneri Igor Tudor, si dhe disa nga lojtarët e ekipit, u pritën sot pasdite në Zyrën Ovale nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
“Bardhezinjtë” ndodhen në Uashington në prag të debutimit në Kupën e Botës për Klube. Ndërkohë që në orët e para të kësaj të enjte, do të përballen me Al Ain, një skuadër nga Emiratet e Bashkuara.
Kjo vizitë simbolike në Shtëpinë e Bardhë tregon jo vetëm rëndësinë ndërkombëtare të Juventus, por edhe lidhjen e veçantë mes futbollit dhe diplomacisë sportive.
Poll