Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moçal apo fushë futbolli? Gropa dhe baltë e madhe në stadiumin e Ballshit

Shkruar nga NEWSPORT

Sot, në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit u luajt ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit, sfidë që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Ajo që ra në sy ishte fusha e stadiumit mallakastriot që ishte nën nivelin e elitës së futbollit shqiptar.

Një moçal i vërtetë që ua vështirësoi punën të dy skuadrave për të dhënë më të mirën. Në disa foto të siguruara nga Newsport.al shihet se si është terreni i stadiumit "Adush Muça" që është licencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të pritur një ndeshje të Kategorisë Superiore.

Në fillim të çdo edicioni futbollistik, Komisioni i Licencimeve në FSHF vendos disa kushte për të dhënë dritën "jeshile" për çdo stadium në Shqipëri. Por, në të tilla kushte, ku balta dhe lluci është prezent, a është e mundur që të rrokulliset sfera, për më tepër në elitën e futbollit tonë?

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga