Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Mjegull" te Korabi, largohet përfundimisht lojtari i njohur: Falënderoj tifozët dibranë, kanë qenë mbështetja ime

Shkruar nga NEWSPORT
"Mjegull" te Korabi, largohet përfundimisht lojtari i njohur:

Dusko Dukic është larguar nga skuadra e Korabit. Mbrojtësi kroat spikati në prapavijë te dibranët, duke qenë ndër më të mirët. Ditët e fundit është përfolur shumë emri i tij, pasi në kampin e Korabit e prisnin të rikthehet. Sot, newsport.al ka kontaktuar 30-vjeçarin, i cili ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin dibran, teksa ka deklaruar:

" Unë kam bërë një marrëveshje me drejtuesit në klub dhe e kemi ndërprerë kontratë time. Dua të falënderoj Femi Mziun, pasi ai ishte shumë korrekt me mue dhe u ndamë si miq. Gjithashtu një falënderim shumë të madh kam për tifozët e Korabi, pasi ata kanë qenë gjithmonë mbështetje për mua. I uroj gjithë të mirat të gjithë lojtarëve, shokëve të mi dhe shpresoj se ata do të qëndrojnë në Superligën shqiptare", ka përfunduar për newsport.al Dusko Dukiç.

Në këtë mënyrë në kampin dibran gjithçka është e paqartë. Teksa skuadra e tjera të Superiores kanë nisur fazën përgatitore jashtë vendit dhe merkaton, ekipi i Korabit nuk ka bërë asnjë afrim zyrtar në organikën e tij. Megjithatë në ditët në vazhdim pritet diçka e tillë, pasi drejtuesit e skuadrës kanë premtuar qëndrimin në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga