
Lokomotiva e Moskës do të luajë sot kundër Rostov, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit rus. Kjo sfidë do të startojë në orën 15:30 dhe nga minuta e parë do ta nisë Mario Mitaj. Mëngjërashi i Kombëtares është caktuar titullar në këtë përballje të rëndësishme.
Paraqitjet pozitive me kuqezinjtë tanë kanë sjellë edhe frytet e veta. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kjo është sfida e dytë radhazi për Mitajn që preferohet si titullar.
Edhe pse me Shqipërinë ka luajtur si mbrojtës i majtë, ai me Lokomotivën do ta nisë sërish sot si titullar si mesfushor. Pritet me interes të shihet se si do të vijojnë këto javë për Mitajn, deri në çeljen e merkatos së dimrit. Duhet theksuar se ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.