Në fushë ishte nga më të mirët për Kombëtaren tonë dhe ajo paraqitje e mirë ia ka shtuar pikët, ndërkohë që shumë skuadra me emër duan ta marrin mbrojtësin Arlind Ajeti. Shumë mirë. Por tashmë është hapur një çështje, për shkak të deklaratave kontradiktore të futbollistit në lidhje me ndeshjen me Francën, kur ai u zëvendësua në minutat e fundit dhe rezultati deri në atë moment ishte 0-0. Pas asaj ndeshjeje, vetë Ajeti tha se kishte një dëmtim, ashtu siç pohoi edhe trajneri De Biazi. Tani që kanë kaluar disa ditë, Ajeti shprehet se mund ta kishte mbyllur atë ndeshje, pasi ishte në gjendje të rezistonte ato pak minuta. Një blof për stafin kuqezi dhe një mister për vetë lojtarin. Nëse nuk kishte dëmtim, duhej ta kishte thënë që në atë moment dhe jo të japë dy deklarata të ndryshme për të njëjtën gjë.