Flamurtari ditën e nesërme do të duelojë me Korabin për të siguruar biletën për ndeshjen “finale” me skuadrën e vendit të 8-të të Abissnet Superiore. Një ndeshje që kuqezinjtë do të kërkojnë detyrimisht fitoren për të provuar më pas edhe shansin e fundit për të luajtur në elitë sezonin e ardhshëm.
Diego Longo prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë duel, ndërsa sipas shtypit të shkruar bëhet e ditur se italiani ka kërkuar ndihmën e ish-sulmuesit të njohur për “misionin” Superiore. Fjodor Xhafa është afruar nga Londo si pjesë e stafit të tij, ndërsa ish-sulmuesi ka zbritur në fushën e blertë për të ndihmuar Flamurtarit në ngjitjen në Superiore.
Nëse vlonjatët sigurojnë Supererioren për sezonin e ardhshëm dhe Sinan Idrizi konfirmon sërish Longon në stolin e kuqezinjtë me shumë gjasa Longo do ta mbajë në staf Xhafën edhe në sezonin e ardhshëm, pasi do ta bëjë ndihmësin e tij. Kujtojmë se dueli me Korabin do të luhet ditën e nesëme në “Arenën e Demave” duke nisur që nga ora 17:00.
[caption id="attachment_694267" align="alignnone" width="454"] Fjodor Xhafa[/caption]