Partizani fitoi pasditen e sotme me rezultatin 3-0 përballë Kukësit. Në shkallët e “Arenës së Demave”, në këtë ndeshje u pa edhe ish-kapiteni i të kuqve, Nderim Nexhipi.
Një vizitë e cila mesa duket e paska patur edhe një arsye. Dhe arsyeja e prezencës së Nexhipit në stadium është talenti i Partizanit, Gjergji Kote. Për këtë të fundit, Nexhipi nuk i kurseu elozhet kur u pyet për talentët e Partizanit. Ai specifikoi emrin e 19-vjeçarit, duke u shprehur se dëshiron ta shohë më shumë duke luajtur.
“Talentet? Po shoh sa më shumë ndeshje që mundem. Kam dëgjuar që te Partizani është një talent si Kote. Shpresoj ta shohim më shumë në fushë. Pres atë sepse kam dëgjuar shumë fjalë të mira. Te Partizani ka shumë lojtarë të rinj që po afirmohen nga java në javë. Sidoqoftë, për Koten kam dëgjuar fjalë të mira”, ishin fjalët e Nexhipit pas sfidës Partizani-Kukësi.
Përsa i përket Kotes, mesfushori i talentuar në ndeshjen e sotme përballë Kukësit luajti 10 minuta, ndërsa më shumë është aktivizuar në Kategorinë Superiore U-21. Në kampionatin e 21-vjeçarëve, Kote ka luajtur 9 ndeshje dhe ka gjetur 1 herë rrugën e rrjetës. Kaq ka mjaftuar që të bjerë në sy të Nexhipit që mesa duket e pëlqen jashtë mase futbollistin.
[caption id="attachment_726066" align="alignnone" width="1024"] Gjergji Kote[/caption]