Mirel Josa ka marë një lajm shumë të mirë përpara duelit me Kukësin në “Loro Boriçi”. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 19:00.
Për këtë sfidë Vllaznisë i “shtohen” forcat, teksa janë rikthyer dy lojtarë shumë të rëndësishëm, të cilët kanë munduar prej javësh. Liridon Latifi dhe Lorik Boshnjaku do të jenë të gatshëm për duelin me verilindorët.
Aktivizimi i tyre do të jetë në dorë të teknikut Josa, i cili do të shikojë mundësinë për t’i dhuruar minuta. Ndërkohë vazhdojnë të mbeten jashtë dy lojtarë të tjerë. Bulatovic dhe Juric akoma nuk janë riaftësuar dhe do të vazhdojë të mungojnë.
Poll