Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësorja Partizani-Roma, shitje rekord e biletave (NUMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja Partizani-Roma, shitje rekord e biletave (NUMRI)

Partizani do të presë në “Air Albania” Romën e Jose Mourinhos për të zhvilluar mes tyre edhe një ndeshje miqësore. Një sfidë luksi kjo për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të sfidojnë në fushë yjet më të mëdhenjë europian.

Kjo ndeshje do të luhet më 12 gusht duke nisur që nga ora 20:00. Interesi për të parë nga afër këtë miqësore padiskutim është shumë i lartë dhe si e tillë janë shitur një numër rekord i biletave. Sipas “Top Channel” bëhet e ditur se deri në këto momente janë shitur 5000 bileta.

Numri i tyre pritet të rritet në ditët në vazhdim, pasi jemi 6 ditë përpara kësaj miqësore që do të risjellë sërish në Tiranë Jose Mourinho, i cili pikërisht nga “Air Albania” ka kujtime të bukura, pasi fitoi trofeun e parë të Conference League përballë Feyenoord.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga