Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Miqësorja në Strugë, Laçi fiton me rezultat të pastër kundër Llapit

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja në Strugë, Laçi fiton me rezultat të

Skuadra e Laçit po vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të UEFA Conference League dhe ditën e sotme, ka zhvilluar edhe një sfidë miqësore kundër Llapit.

Kurbinasit kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën që u zhvillua në Strugë. Spahiu shënoi golin e parë, ndërsa Ujka realizoi të dytin dhe vendosi rezultatin final të takimit. Një test tepër pozitiv ky për të besuarit e Shpëtim Duros, që duken mirë në rendimentin fizik.

Ishte Mazrekaj ai që mbajti shiritin e kapitenit te Laçi, ndërsa Dajsinani, luajti titullar, duke bërë disa pritje dhe duke mbajtur rrjetën e paprekur. Laçi do të luajë dy sfida kundër Iskra, të vlefshme për raundin e parë të UEFA Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga