Miqësorja e luksit në “Air Albania”, të besuarit e Jose Mourinhos dhe Zoran Zekic vijnë falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Partizani ditën e nesërme në mbrëmje do të luajë ndaj Valmieras, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Conference League. Por pavarësisht kësaj përballjeje, vetëm dy ditë më pas të kuqtë do të sfidojnë Romën në “Air Albania”.
Një miqësore luksi për të besuarit e Zoran Zekic që do të vihen përballë emrave më të mirë europianë, ku Paulo Dybala me shokë premton spektakël.
Sigurisht një sfidë fantastike e cila do të vijë falas në shtëpitë tuaja, teks RTSH-Sport do ta transmetojë LIVE duke nisur që nga ora 20:00.