
Shqipëria dhe Italia u ndeshën në takimin miqësorë mbrëmjne e djeshme. Sfida përfundoi me shifrat 1-3, në favor të miqve, por emocionet ishin të shumta. Shqipëria bëri një lojë të mirë përballë kampionëve të europës, dhe pse rezultati nuk pasqyron lojën e zhvilluar nga të besuarit e Rejas.
I pranishëm në këtë ndeshje ishte dhe ambasadori italian, Fabrizio Bucci i cili ka ndarë emocionet e këtij takimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Ndeshje fantastike dje në stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ku Italia dhe Shqipëria sfiduan njëri-tjetrin në fushë.
Edhe një herë, miqësia mes dy vendeve tona fitoi dhe fansat e shumtë të pranishëm e bënë mbrëmjen vërtetë të paharrueshme.
Falenderojmë në mënyrë të veçantë të Kaltërit dhe Kuqezinjve që na dhurojnë emocione fantastike. Rroftë Italia, rroftë Shqipëria!!
Federata Shqiptare dhe Futbollit #FIGC”