Partizani dhe Roma ditën e nesërme do të zhvillojnë mes tyre një sfidë mjaft të veçantë. Një miqësore luksi mes dy ekipeve që do të luhet në “Air Albania” premton spektakël.
Në Tiranë do të zbarkojën për herë të dytë Jose Mourinho me djemtë e tij, ndërsa përballë do të kenë të besuarit e Zoran Zekic. Interesi i tifozë pritet të jetë i lartë, pasi do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër yjet europianë.
Ndërkohë po me interes janë dhe gjyqtarët që u është besuar kjo përballje. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se ky duel do të gjykohet nga arbitra shqiptarë. Juxhin Xhaja do të jetë bilbili kryesorë, teksa do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Rejdi Avdo, ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Orlando Kuka.